Punëtoria e dytë interaktive në kuadër të projektit „Si e lexojmë njëri-tjetrin — jeta e të rinjve në Bujanoc“ titullohet „Thuaje qartë — kupto më mirë“ dhe i kushtohet komunikimit të qartë, të përgjegjshëm dhe shumëgjuhësh.
Të rinjtë e komunitetit serb, shqiptar dhe rom do të punojnë në grupe të përziera dhe do të krijojnë së bashku mesazhe për tema të afërta me jetën e tyre: ftesa për një aktivitet rinor, njoftime për aktivitete shkollore dhe sportive, reagime ndaj informacioneve të pasakta dhe mesazhe kundër fyerjes dhe gjuhës së urrejtjes.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zgjedhjes së fjalëve dhe përcjelljes së të njëjtit kuptim në gjuhën serbe dhe shqipe. Qëllimi nuk është përkthimi fjalë për fjalë, por gjetja e përbashkët e një formulimi që është i qartë, i saktë dhe i kuptueshëm për pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme.
Pas hartimit të versioneve të para, grupet do t’i lexojnë mesazhet e pjesëmarrësve të tjerë, do të japin sugjerime dhe do t’i përmirësojnë ato së bashku. Mesazhet përfundimtare do të shndërrohen në video të shkurtra, postime grafike ose tekste të përshtatshme për portalin dhe rrjetet sociale.
Punëtorinë e udhëheqin Nikolija Zdravković dhe Ljumturije Ameti.
Vendi i ngjarjes: Qendra Kulturore, Bujanoc
Data: 17.09.2026.
Ora: 18:00
Projekti realizohet nga Shoqata Lëvizja „Čuvari Srbije“, me mbështetjen financiare të Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Foto-ilustrim: RTV Bujanoci

