I NJËJTI LAJM — LEXIME TË NDRYSHME: TË RINJTË MËSOJNË T’I LEXOJNË ME MË SHUMË KUJDES PËRMBAJTJET MEDIATIKE

I NJËJTI LAJM — LEXIME TË NDRYSHME: TË RINJTË MËSOJNË T’I LEXOJNË ME MË SHUMË KUJDES PËRMBAJTJET MEDIATIKE

Në kuadër të projektit „Si e lexojmë njëri-tjetrin — jeta e të rinjve në Bujanoc“, do të mbahet punëtoria e parë interaktive me titull „I njëjti lajm — lexime të ndryshme“.

Punëtoria u kushtohet të rinjve të komunitetit serb, shqiptar dhe rom dhe përqendrohet në kuptimin e lajmeve, verifikimin e informacionit dhe njohjen e mënyrës se si zgjedhja e fjalëve, titulli ose përkthimi mund të ndikojnë në kuptimin e një mesazhi.

Përmes aktiviteteve „Fjalët që ndajmë“, „Mesazhi i prishur“ dhe „I njëjti informacion në dy gjuhë“, pjesëmarrësit do të analizojnë se si ndryshon informacioni gjatë përcjelljes dhe përkthimit. Duke punuar në grupe të përziera, ata do të dallojnë faktet nga mendimet, do të krahasojnë titujt me përmbajtjen dhe do të diskutojnë se çfarë duhet verifikuar para se një postim të shpërndahet.

Në pjesën e punëtorisë „Detektivët e postimeve“, të rinjtë do të zbatojnë rregullin e thjeshtë: „Ndalo — verifiko — krahaso“. Në fund, ata do të hartojnë së bashku pesë rregulla për leximin e kujdesshëm të lajmeve dhe përmbajtjeve në rrjetet sociale.

Punëtorinë e udhëheqin Nikolija Zdravković dhe Ljumturije Ameti, ndërsa ajo do të mbahet në ambientet e Qendrës Kulturore, më 10 shtator 2026. Kandidatët e regjistruar do ta marrin me email agjendën e aktivitetit.

Projekti realizohet nga Shoqata Lëvizja „Čuvari Srbije“, me mbështetjen financiare të Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Foto-ilustrim: RTV Bujanoci

arsim Informacion shoqëri