SË SHPEJTI: „Si e lexojmë njëri-tjetrin?“

SË SHPEJTI: „Si e lexojmë njëri-tjetrin?“

Lëvizja „Čuvari Srbije“ fton të rinjtë e kombësisë serbe, shqiptare dhe rome, të moshës 15 deri në 25 vjeç, nga territori i Bujanocit, të marrin pjesë në punëtori interaktive falas.

Përmes shoqërimit dhe punës praktike, të rinjtë do të mësojnë si t’i dallojnë informacionet e paverifikuara, t’i kuptojnë më mirë lajmet dhe përmbajtjet në rrjetet sociale, por edhe se si përzgjedhja e fjalëve dhe përkthimi mund ta ndryshojnë kuptimin e një mesazhi. Së bashku do të krijojnë mesazhe të shkurtra shumëgjuhëshe në gjuhën serbe, shqipe dhe rome.

Për pjesëmarrje nuk është e nevojshme njohja e gjuhëve të komuniteteve të tjera — mjaftojnë kureshtja, dëshira për shoqërim dhe gatishmëria për t’u njohur dhe kuptuar më mirë me njëri-tjetrin.

Së shpejti do t’i publikojmë oraret e punëtorive. Aplikimi është në vazhdim!

Email: nikolija.zedd@gmail.com
Telefon/Viber/WhatsApp: +381 64 88 61 343

arsim Informacion shoqëri