SI E LEXOJMË NJËRI-TJETRIN?

A e ke pyetur ndonjëherë veten se si i njëjti lajm mund të tingëllojë ndryshe në gjuhën serbe, shqipe apo rome?
A di ta dallosh një informacion të paverifikuar në rrjetet sociale?
Dëshiron të njohësh bashkëmoshatarë, të mësosh fjalë të reja dhe të marrësh pjesë në krijimin e mesazheve shumëgjuhëshe?
Shoqata Lëvizja „Čuvari Srbije“ nga Vranja fton të rinjtë serbë, shqiptarë dhe romë, të moshës 15 deri në 25 vjeç, nga zona e Bujanocit, që të marrin pjesë në dy punëtori interaktive pa pagesë, në kuadër të projektit:
„Si e lexojmë njëri-tjetrin – jeta e të rinjve në Bujanoc“
Përmes bisedës, shembujve interesantë dhe punës praktike, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të:
- mësojnë si t’i dallojnë dezinformatat dhe përmbajtjet manipuluese;
- analizojnë se si zgjedhja e fjalëve dhe përkthimi mund ta ndryshojnë kuptimin e mesazhit;
- mësojnë fjalë dhe shprehje në gjuhën serbe, shqipe dhe rome që përdoren në komunikimin e përditshëm;
- punojnë në grupe të përziera me bashkëmoshatarët;
- krijojnë tekste të shkurtra dhe video-mesazhe shumëgjuhëshe;
Për pjesëmarrje nuk kërkohet njohje e mirë e gjuhëve të komuniteteve të tjera. Mjaftojnë kureshtja, gatishmëria për bisedë dhe dëshira që së bashku të ndërtojmë mirëkuptim më të madh.
Numri i vendeve është i kufizuar në 15–20 pjesëmarrës.Vendi i mbajtjes: Bujanoc
Afati i aplikimit: 5 shtator 2026.
Aplikimi duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin, moshën, vendbanimin, numrin e telefonit ose adresën e postës elektronike.
Aplikimet mund të dërgohen në:
Email: nikolija.zedd@gmail.com
Telefon/Viber/WhatsApp: +381 64 88 61 343
Pjesëmarrja në të gjitha aktivitetet është pa pagesë.
Gjuhët e ndryshme nuk duhet të na ndajnë. Le të mësojmë si ta lexojmë, dëgjojmë dhe kuptojmë më mirë njëri-tjetrin.
Projekti është bashkëfinancuar me mjete të
Trupit Koordinues për komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës

