Bertina Aqifi – talenti i ri që hap “Krahët e një udhëtimi” në letërsi

Bertina Aqifi – talenti i ri që hap “Krahët e një udhëtimi” në letërsi

Në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc u organizua promovimi i librit të parë të nxënëses së klasës së tetë, Bertina Aqifi, me titull “Krahët e një udhëtimi”. Kjo ngjarje mblodhi nxënës, mësimdhënës, familjarë dhe përfaqësues të komunitetit lokal, të cilët erdhën për të mbështetur dhe përgëzuar autoren e re për arritjen e saj.

Screenshot

Gjatë promovimit u fol për librin dhe për talentin e Bertinës në shkrim, ndërsa të pranishmit vlerësuan guximin dhe përkushtimin e saj për t’u shprehur përmes letërsisë që në një moshë të re. Atmosfera e aktivitetit ishte e mbushur me krenari dhe entuziazëm, pasi një nxënëse e kësaj shkolle po bën hapat e parë në botën e librit.

Drejtoresha e shkollës, Leonora Mehmeti, theksoi se suksesi i Bertinës është dëshmi se talentet e reja duhet të mbështeten dhe të inkurajohen vazhdimisht nga shkolla dhe familja. Sipas saj, pasioni dhe puna e palodhshme janë rruga drejt arritjeve të mëdha.

Screenshot

Libri “Krahët e një udhëtimi” përmban reflektime dhe rrëfime të ndërtuara nga këndvështrimi poetik i një adoleshenteje, duke sjellë ndjenja, mendime dhe përjetime që lidhen me botën e saj të brendshme. Ky botim shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin krijues të Bertinës dhe një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e saj.

Përveç suksesit në fushën e letërsisë, Bertina Aqifi është vlerësuar edhe si nxënësja e dalluar e gjeneratës, duke dëshmuar përkushtimin dhe suksesin e saj të vazhdueshëm në mësime. Me këtë rast, ajo ka pranuar edhe mirënjohje nga kryetari i komunës, si vlerësim për arritjet dhe talentin e saj

2025 projekte sport talente të reja